Ka nisur krijimi i Samsung Galaxy S8

Ka nisur krijimi i Samsung Galaxy S8

iPhone 7 me bateri më të madhe se iPhone 6S
Çudia e radhës në Tokio (Video)

Pas tërheqjes zyrtare nga tregu të ‘Galaxy Note 7’, gjiganti korean ‘Samsung’ po punon që të befasojë konsumatorët me produktin më të ri, ‘Galaxy S8’, që sigurisht do të vijë në dy madhësi të ndryshme.

Burime pranë ‘SamMobile’ njoftojnë se ka filluar puna te ‘Frimware’ i telefonit të ri, që është niveli më i ultë i softuerit që qëndron prapa versionit Touchwiz të sistemit operativ Android në Samsung duke kontrolluar operacionet më bazike të pajisjes.

Puna në ‘firmware’ të ‘Samsung Galaxy S7’ kishte filluar në të njëjtën kohë vitin e kaluar, gjë që sugjeron që data publikimit do të jetë nga fundi i muajit shkurt.

Thashethemet e fundit rreth telefonit të ardhshëm të gjigantit ‘Samsung’ thonë se ‘Galaxy S8’ vjen me ekran 4K, projektor të brendshëm dhe një kamerë me 30 megapiksel.

COMMENTS