‘Juventus’ bën përzgjedhjen e talentëve të rinj në Gjilan

‘Juventus’ bën përzgjedhjen e talentëve të rinj në Gjilan

Trajneri Kandemir rikthehet te Prishtina
Federata Shqiptare e Futbollit shtyn nisjen e kampionatit

Akademia e gjigantit italian të futbollit, ‘Juventus’, ka zbarkuar sot në Gjilan, për të organizuar kampin pesëditor në përpjekje për të nxjerrë talentë të rinj.

Trajneri i akademisë së Juventusit, Renzo Crisafulli, ka thënë se kjo është hera e parë që ky gjigant i futbollit vjen në Kosovë, duke falënderuar Gjilanin për mikpritje.

‘Ju dëshiroj mirëseardhje në kampin e Juventusit në Kosovë. Kosova është shtet i ri, ne dëshirojmë më të mirën për këtë shtet dhe do të punojmë në këtë drejtim. Ne punojmë në shumë shtete, por ky është projekti ynë i parë në shtetin e Kosovës. I falënderoj prindërit për besimin, e gjithashtu faleminderit Gjilanit’, ka thënë Crisafulli.

Hapjen e kampit të Juventusit e ka bërë përgjegjësi për Sport në Komunën e Gjilanit, Malazog Hoxha, i cili ka shfaqur shpresën se ky kamp do të rezultojë me sukses në përzgjedhjen e ndonjë talenti.

‘Uroj që në mesin e fëmijëve të dalin sa më shunë talentë. Në emër të kryetarit Haziri, i cili hapi dyertë që klubi Juventus të vije në Gjilan, shpalli të hapur këtë kamp’, ka deklaruar Hoxha.

Përndryshe, organizator i këtij kampi në Gjilan është shkolla e futbollit ‘Shqiponjat’.

juventus-gjilan2

COMMENTS