Juve – Napoli, derbi që mund të vendosë kampionin

Juve – Napoli, derbi që mund të vendosë kampionin

Liga e vetme e madhe evropiane ku ende ka ngelur garë e vërtetë për titullin e kampionit – Serie A, të dielën arrin momentin vendimtar, kur Juventusi do të përballet me Napolin në Torino prej orës 20:45 në kuadër të xhiros së 34-t.

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të këtij edicioni, Juventusi prin në tabelë me 85 pikë, katër më shumë se skuadra e Napolit që renditet në pozitën e dytë.

Bayern Muencheni, Manchester City e Paris Saint-Germaini tashmë kanë festuar titullin e kampionit në ligat e tyre nacionale, derisa edhe Barcelona pritet të zyrtarizohet në La Liga shumë shpejt. Kjo bën që Serie A të jetë liga e vetme, që vazhdon të sjellë emocione.

Por edhe në Itali, Juventusi me fitore eventuale do të shkëputej në shtatë pikë nga Napoli dhe do të ishte në prag të titullit të shtatë rresht. Ndërsa, me fitoren e Napolit gjërat do të bëheshin dukshëm më dramatike dhe deri në fund të edicionit nuk do të dihej asgjë.

COMMENTS