Julian Assange pa internet, Wikilieaks akuzon Ekuadorin

Për 6 muaj 160 raste të reja me kancer në gji
Këto janë dosjet voluminoze që ka dërguar Serbia kundër Haradinajt (Foto)

Wikileaks ka hedhur një akuzë të fortë ndaj shtetit të Ekuadorit, i konsideruar një ndër aleatët e saj më të rëndësishëm.

Kjo, pasi ka qenë pikërisht Ambasada Ekuadoriane në Londër që i ka prerë lidhjen e internetit themeluesit të saj, Julian Assange.

Ironia e gjithë kësaj qëndron në faktin se Assange prej disa vitesh jeton në Ambasadën Ekuadoriane si refugjat politik.

Ka qenë faqja e themeluar prej tij përmes një njoftimi në Twitter që ka ngritur gishtin e akuzës, një ditë pasi kishte etiketuar si fajtorë SHBA dhe Britaninë.

Megjithatë, Wikileaks ka lënë të kuptohet se prapa vendimit të Ekuadorit mund të ketë qenë dora e Uashingtonit, pasi ndërprerja e lidhjes së internetit ndodhi të shtunën e kaluar, pak pasi faqja kishte publikuar fjalimet e Hillary Clinton për Goldman Sachs.

Selia diplomatike e vendit amerikano-jugor në Londër ka përgënjeshtruar çdo formë komploti.

‘Do të vazhdojmë ta mbrojmë Julian Assange dhe t’i ofrojmë azilin politik që i garantuam në vitin 2012’, ka deklaruar një burim i Ambasadës.

COMMENTS