‘Ju dhashë shpirtin si të ishte nata e fundit!’ Çfarë i ndodhi Flori Mumajesit?

‘Ju dhashë shpirtin si të ishte nata e fundit!’ Çfarë i ndodhi Flori Mumajesit?

Kantautori Flori Mumajesi dhe një pjesë e grupit 'Threedots' kanë performuar mbrëmjen që lamë pas në një nga lokalet e njohura në Tiranë. Megjithat

Kantautori Flori Mumajesi dhe një pjesë e grupit ‘Threedots’ kanë performuar mbrëmjen që lamë pas në një nga lokalet e njohura në Tiranë.

Megjithatë pas performancës, Flori ka publikuar një status të gjatë në Instagram ku është shprehur i zhgënjyer nga organizimi i mbrëmjes. Madje ai ka theksuar se do të realizojë datat e koncerteve që ka këtë periudhë dhe më pas do të bëjë një periudhë shkëputje.

‘Dje nje nga mbremjet me te bukura ne Tirane

Ju pash ne sy te gjitheve, ju pershendeta te gjitheve dhe e leshova shpirtin sikur te ishte nata e fundit qe do isha prane jush… Nuk e di kur do te rishihemi por e di se do te me mungoni. Kemi shume data te mbyllura nderkohe dhe sigurisht do ti realizojme pa marr parasysh kushtet e tmerrshme te vendeve ku kendojme dhe pse bejme si ‘ARTISTA’ ‘njerezit’ me te cilet bashkepunojme, organizator, ‘menaxher’ sekser apo pronar fatkeqesisht 70% nuk kane lidhje fare me muziken, edhe pse ndihen më ‘ARTIST’ se vet ‘ARTISTI’ te cilin kane ftuar dhe mezi e kane siguruar! Ndoshta disa do kenaqen, ska gje une gjithmone kam preferuar te flas me pune! Gjithesesi qe mos ta dramatizoj shume, ne do jemi prane jush ne ato pak data qe kemi mbyllur per vitin 2018 dhe do bejme maksimumin! Ju dua? Eshte pak! Shihemi gjate veres,’-përfundon Flori. Nuk dihet se çfarë nuk ka shkuar mirë në koncertin e mbrëmshëm pasi statuse të tilla të Mumajesit janë mjaft të rralla.

COMMENTS