Joshua – Takam, ja kur fillon meçi me kohën tonë lokale

Joshua – Takam, ja kur fillon meçi me kohën tonë lokale

Xhaka, shutin më të fortë tek Arsenali (Video)
De Biasi jep dorëheqje, nuk është më trajner i kombëtares kuqezi

Anthony Joshua do të mbrojë titujt kampionë për pesha të rënda në IBF dhe WBA ndaj Carlos Takam. E gjitha kjo pasi kundërshtari i tij i parë Kubrat Pulev është tërhequr nga gara për shkak të lëndimit.

Anthony Joshua dhe Carlos Takam duke shtrënguar duart para matjeve zyrtare në Motorpount Arena.

Meçi i madh do të zhvillohet sot me 28 tetor në Cardiff Principality Stadium të Uellsit dhe tashmë janë shitur mbi 70 mijë bileta.

Shqiptarët janë adhurues të mëdhenj të boksit dhe spektakli i kësaj përballje të madhe me kohën tonë lokale do të fillojë nga ora 23:00, përcjell ‘Albeu.com’.

Favorit në këtë takim cilësohet Joshua dhe atë pritet të bëjë me nokaut në rundat e parë. Anthony Joshua dhe Carlos Takam u treguan miqësor me njëri-tjetrin në matjet zyrtare.

Kjo do të jetë lufta e parë e Joshuas pas triumfit ndaj Wladimir Klitschkos në Wembley në prill të këtij viti. Vlen te theksohet se Joshua ne matjet zyrtare ka peshuar 114 kilogram, ndërsa Takam 107 kilogram.

COMMENTS