Jolie dhe Pitt finalizojnë divorcin në formë private

Ngrohuni pak me këtë bukuroshe (Foto)
Tika Camaj, bukuroshja shqiptare e ‘VIctoria Secret’ vjen si Kleopatra (Foto)

Dyshja e aktorëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur marrëveshje për finalizimin e divorcit në formë private dhe do të punojnë bashkë në ribashkimin e familjes, njoftojnë ata përmes një komunikate të përbashkët.

Aty thuhet se të gjitha detajet e divorcit do të mbesin të fshehta duke përdorur një gjykatës privat, shkruan ‘The Guardian’.

‘Palët kanë firmosur një marrëveshje për të ruajtur privatësinë e fëmijëve dhe familjes, duke mbajtur konfidenciale të gjitha dokumentet gjyqësore, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e aktorëve.

COMMENTS