Johnny Depp arrin ‘i dehur’ në tapetin e kuq të premierës së filmit ‘Murder On The Orient Express’ (Foto)

Johnny Depp arrin ‘i dehur’ në tapetin e kuq të premierës së filmit ‘Murder On The Orient Express’ (Foto)

Aktori Johnny Depp u paraqit këtë javë në premierën botërore të filmit 'Murder On The Orient Express' në Londër të enjten. Ylli i Hollywo

Aktori Johnny Depp u paraqit këtë javë në premierën botërore të filmit ‘Murder On The Orient Express’ në Londër të enjten.

Ylli i Hollywoodit u paraqit në tapetin e kuq përballë qindra fansave, ndërsa u ndihmua nga një ndihmës, duke çuar në sugjerimet që ai kishte lejuar vete disa gota përpara nisjes.

Kështu së paku bëri të ditur një burim i The Sun, i cili u shpreh: ‘Të gjithë mendonin se ai kishte pirë’.

Duke u shfaqur në ngjarjen magjepsëse në sallën ‘Royal Albert Hall’, 54-vjeçari thuhet se ka qenë i ‘ngopur me alkool’ duke u shoqëruar bashkë me yjet e tjerë si: Dame Judi Dench, Penelope Cruz dhe Kenneth Branagh.

I veshur me një kostum të zi dhe mjaft elegant, ylli me sa duket kishte nevojë për një shoqërues që ta mbante atë teksa hynte në sallën ku do të shfaqej premeira.

Aktori ndihmoej nga një shoqërues gjatë parakalimit në tapetin e kuq, gjë që ngriti edhe më shumë dyshimet se ai mund të kishte arritur i dehur në premierë.

Ylli u tha gjithashtu se e kishte vizituar klubin famëkeq të Londrës, ‘The Box’, një natë më parë, thuhet në burimin e brendshëm të The Sun:

‘Johnny nuk u ndal. Aktori kishte një natë të ngarkuar e cila vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit. Ai u gjithashtu shkeli rregullat duke pirë tre herë duhan brenda sallës’.

‘Por në mbrëmjen e premierës, ai ishte në një humor të çuditshëm dhe të gjithë mendonin se ai ishte i dehur”, tregoi ky burim.

Të gjitha këto probleme me pijen, thuhet se vijnë pas ndarjes me Amber Heard.

‘Ju mund të shihni pse ka ende frikë serioze rreth mirëqenies së tij’, ka thënë më tej burimi.

Johnny u nda nga Amber mes akuzave për abuzim familjar.

Ata u martuan në shkurt të vitit 2015, kurorëzuar dashurinë në ishujt ‘Mortdecai Pond Cay’ të Little Hall në Bahamas me vetëm 24 mysafirë të pranishëm.

Kuptohet që Johnny dhe Amber ishin martuar ligjërisht në Los Angeles.

Lajmet për ndarjen e tyre u shfaqën fillimisht në maj të vitit të kaluar, me kërkesën e Amberit për shkurorëzim nga aktori në të njëjtin muaj pas akuzave për abuzim familjar.

Asaj iu dha një urdhër mbrojtje e përkohshme nga Depp, duke e detyruar atë të qëndronte të paktën 100 metra larg dhe të shmangte çdo kontakt me të.

Gjatë gjithë procesit të divorcit, Amber kishte shkruar një letër të hapur mbi temën e dhunës në familje dhe fuqizimin e femrave, duke aluduar në përvojën personale.

Ajo e kishte akuzuar Depp se e kishte sulmuar atë në raste të shumëfishta – diçka që ai e mohoi me zemërim, duke pretenduar se një incident rastësor kishte bërë që Depp ta godasë me telefon ish-bashkëshorten e tij.

Fotografitë me fytyrën e plagosur të Amberit dolën në rrjetetsociale, por policia kishte thënë se nuk gjetën prova të sulmit.

Ajo kishte kërkuar një urdhër kufizues, duke detajuar historinë e Depp me abuzimin e drogës dhe alkoolit dhe shpërthime të dhunshme, duke pretenduar se kishte frikë për sigurinë e saj.

Megjithatë, urdhri i mbrojtjes u tërhoq në gusht, kur divorci i palëve arriti një zgjidhje. Në atë kohë një deklaratë e përbashkët u lirua nga Heard dhe Depp, e cila citote: ‘Asnjëra palë nuk ka bërë akuza të rreme për përfitime financiare. Nuk kishte asnjëherë një qëllim të dëmtimit fizik ose emocional.

‘Amber dëshiron më të mirën për Johnny në të ardhmen. Amber do të dhurojë të ardhura financiare nga divorci në një organizatë bamirëse’.

Sipas TMZ, Depp pranoi t’i paguante ish-gruas së tij shtatë milion dollarë për të zgjidhur rastin.

Ndërkohë, një ditë para paraqitjes së tij në premierën ‘Murder On The Orient Express’, u pa me kostum të zi, ndërsa drejtohej në klubin e natës ‘Soho’ të The Box.

COMMENTS