Joe Biden, ‘Qytetar Nderi’ i Gjilanit

Joe Biden, ‘Qytetar Nderi’ i Gjilanit

Banorët e Hades: Nuk i lëshojmë shtëpitë pa plotësimin e kushteve
Murati: Blerja e sigurimit për veturë po irriton mërgimtarët

Komuna e Gjilanit, në seancën e sotme të asamblesë, e ka shpallur ‘Qytetar Nderi’ të Gjilanit, Zëvendës Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Këshilltarët komunalë gjilanas thanë se Biden ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe shqiptarët, ndërkaq kjo seancë nuk kaloi edhe pa kritika.

Propozimi për këtë shpallje ka ardhur nga vetë kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

Me këtë titull janë shpallur edhe Erzen Rrustemi dhe Xherdan Shaqiri. Shpallja e tyre u bë, megjithatë pati vërejtje për procedura teknike që nuk janë ndjekur. Po ashtu u ankua se nuk u paraqitën as të dhëna bazike për këto figura, ndonëse u tha se janë figura të njohura të dëshmuara që do e nderojnë edhe qytetin, që po i nderon me këtë çmim.

Javën e kaluar, qeveria e Kosovës e ka emërtuar magjistralen Gjilan – Ferizaj me emrin e të birit të ndjerë të Joe Biden, Beau Biden, i cili kishte shërbyer në Kosovë para disa viteve.

COMMENTS