Joe Biden në Kosovë, vizitë historike për zgjidhjen e problemeve politike

Joe Biden në Kosovë, vizitë historike për zgjidhjen e problemeve politike

Biden nisë takimin me kryeministrin Mustafa
Kush ishte Beau Biden? (Video)

Mbrëmjen e sontme në Kosovë pritet të arrijë nënpresidenti amerikan, Joe Biden. Vizita e tij, nga zyrtarë të lartë shtetëror vlerësohet historike, kurse analistë politik thonë se ardhja e tij nënkupton shtyrjen përpara të proceseve politike, të cilat tashmë e sa muaj kanë ngecur.

Zyrtarë të lartë shtetëror në Kosovë vlerësojnë se vizita e nënpresidentit amerikan, Joe Biden, në Prishtinë është historike dhe do të jetë sinjal i ri për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj pavarësisë se Kosovës.

Analistët politik, ndërkaq, thonë se vizita e nënpresidentit Biden do të shtyjë përpara proceset e ngecura të shtet ndërtimit të Kosovës.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden arrin në Prishtinë të martën në mbrëmje, dhe një ditë më vonë do të zhvillojë takime me presidentin e Kosovë, Hashim Thaçi dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, por nuk do të takojë asnjë udhëheqës tjetër politik.

Vizita e nënpresidentit Biden shënon një moment të ri historik për Kosovën, ka shkruar në një postim në rrjetin social Facebook, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai më tutje ka thënë se tash e 26 vite, zv/presidenti Biden është i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në faqen e tij private në Facebook, ka shkruar se vizita e njeriut të dytë të demokracisë botërore është një ngjarje e madhe dhe e veçantë për Kosovën. Mustafa, më tutje, ka shkruar se Aleanca Veriatlantike, e udhëhequr nga SHBA, e shpëtoi Kosovën nga eksodi, shfarosja dhe zhbërja.

Në anën tjetër, analistë politik në vend konsiderojnë se ardhja e nënpresidentit amerikan Joe Biden në Kosovë ka për qëllim shtyrjen përpara të proceseve politike, të cilat tash e sa muaj kanë ngecur.

COMMENTS