Jo vetëm këngëtare! Beyonce do të jetë pjesë edhe e një filmi të animuar (Foto)

Jo vetëm këngëtare! Beyonce do të jetë pjesë edhe e një filmi të animuar (Foto)

Këngëtarja e famshme Beyonce tashmë ka shtuar edhe një tjetër ‘profesion’ në karrierën e saj. Është bërë i ditur lajmi se këngëtarja e famshm

Këngëtarja e famshme Beyonce tashmë ka shtuar edhe një tjetër ‘profesion’ në karrierën e saj.

Është bërë i ditur lajmi se këngëtarja e famshme do të jetë një nga zërat e filmit më të ri të kompanisë ‘Disney’.

Beyonce do të luajë karakterin e Nalas, një luaneshë që është interesi dashamirës i protagonistit të filmit ‘Simba’.

Yjet e tjerë që do të jenë pjesë e këtij filmi janë: Chiwetel Ejiofor, John Oliver, Seth Rogen dhe Alfre Woodard.

Filmi, i cili drejtohet nga Jon Favreau, do të jetë një ‘marrje e re’ në historinë tani klasike të luanëve të ‘Pride Rock’ dhe do të shfaqë ‘teknikë pioniere filmash’, sipas Disneyt.

Është vendosur që data e lansimit të këtij filmi të animuar do të jetë 19 korrik 2019.

Regjisori i këtij filmi është i njohur për hit filmat e tij vizatimorë si: ‘Hirushja’, ‘Libri i xhunglës’ (një film i drejtuar gjithashtu nga Favreau) dhe kohët e fundit ‘E bukura dhe bisha’, filmi i cili grumbulloi të ardhura në shumën 1.2 miliard dollarë në mbarë botën.

‘Mbreti Luan’, i cili përfshinte këngë të njohura si ‘Rrethi i Jetës’, fitoi 968 milionë dollarë në zyrën botërore të biletave dhe pati një shfaqje të mrekullueshme në teatrin Broadway.

COMMENTS