Jeta në Tokë është shfaqur më herët se sa mendohej

Jeta në Tokë është shfaqur më herët se sa mendohej

Vendet e mallkuara, këto janë më të çuditshmet në botë (Video)
‘Halloween’, prejardhja dhe miti

Shfaqja e jetës në Tokë, një nga misteret e mëdha të shkencës, përkojnë shumë më para nga se mendohej, sipas studiuesve që kanë zbuluar fosile që të lënë të mendosh se ka të paktën 3.7 miliardë vite.

‘Ky zbulim përbën një zbulim reference, në kërkim të gjurmëve të para të jetës në Tokë’, deklaroi në një komunikatë, Martin Julian Van Kranendonk, ekspert në gjeologji i Universtitetit i Uellsit të Ri të Jugut dhe bashkautor i një studimi të publikuar në revistën britanike ‘Nature’.

Ky zbulim e shtyn akrepin me 220 milionë vite në raport me gjurmët më antike të jetës, duke treguar se orgnaizmat kanë ekzistuar në një epokë kur Toka ishte krejt e re.

‘Të quajtura ‘stromatolites’, ky zbulim tregon se jeta ëshhtë shfaqur rreth 800 milionë vite pas krijimit të Tokës, ndërkohë që vetë Toka ka 4.5 miliardë vite’, sipas Allen Nutman i Universitetit australian Wollongong, autori kryesor i këtij studimi.

Këto ‘stromatolites’, gurë karbonati në formë lulelakre, formohen kur mikro-organizma, si disa lloj bakteresh, ngecin në shtresa sedimentesh.

Këto shtresa me kalimin e shekujve shndërrohen në gurrë, duke mbrojtur fosilin nga dëmtimet e kohës.

COMMENTS