Jeta e rehatshme në shtëpinë prej vetëm 7m2 (Video)

Blen tankun, gjen brenda ari me vlerë 2.4 mln dollarë (Video)
Shkencëtarët: Djathi mund të ju shkaktojë varësi (Video)

Arkitekti dhe dizajneri, Marco Pierazzi, posedon shtëpinë më të vogël në Itali dhe sigurisht një prej shtëpive më të vogla në botë, e cila shtrihet në vetëm shtatë metra katrorë, afër sheshit të Shën Pjetrit në Romë.

Në kohën kur ishte interesuar për këtë pronë të vjetër, Pierazzias që ka mundur të imagjinonte se prej saj do të krijonte një kryevepër arkitektonike.

Ideja e tij kryesore ishte që të shfrytëzonte në maksimum lartësinë e kësaj shtëpie të ngushtë, kështu, mbi 7 metra katrorë të hapësirës bazë, ku përfshihet trapezaria, kuzhina dhe banja, ai ka ndërtuar një dhomë të bukur gjumi.

Brenda kësaj shtëpie secili kënd është shfrytëzuar me mençuri andaj nuk është për t’u befasuar me përshkrimin e shpeshtë të saj si: ‘shtëpia më e vogël në botë por, dhe më e rehatshme për jetë’.

COMMENTS