Jep dorëheqje Slutsky, Rusia ‘me turp’ mbetet pa trajner

Cristiano Ronaldo e do me zemër Ligën e Kampionëve, e këndon edhe himnin me pasion (Video)
Ky është kundërshtari i Prishtinës në Europa League (Foto)

Rusia zhgënjeu totalisht në ‘Euro 2016’ duke u skualifikuar që në fazën e grupeve, madje me një humbje të ‘turpshme’ 3:0 ndaj Uellsit debutues.

Kjo paraqitje ka detyruar trajnerin Leonid Slutsky të japë dorëheqje nga drejtimi i ekipit.

‘U kërkoj falje tifozëve për paraqitjen në Evropian, federata duhet të kërkojë një trajner të ri për Botërorin 2018’.

Trajneri Slutsky është viktima e parë e Evropianit. I vetmi moment pozitiv për Rusinë nëse kështu mund të quhet, është gafa e portierit anglez Hart, i cili lejoi që Rusia të arrinte një barazim në minutat e fundit, ndërsa gjithçka tjetër nga paraqitja e kësaj skuadre në evropian është për t’u harruar.

‘Nuk kam çfarë të them. E vetmja gjë që mund të bëj është që të kërkoj falje ndaj tifozëve që na kanë mbështetur. Na vjen shumë keq sepse nuk arritëm të plotësonim asnjë pritshmëri duke u larguar me kokën ulur nga evropiani. Skuadra zhgënjeu në organizim sepse nuk ka qenë asnjëherë e ekuilibruar’, përfundoi deklaratën e tij Slutsky.

COMMENTS