Jep dorëheqje ministrja e Brendshme e Portugalisë pas zjarreve shkatërruese

Jep dorëheqje ministrja e Brendshme e Portugalisë pas zjarreve shkatërruese

Borxhi i jashtëm i Kosovës është 442 milionë euro
Deri të hënën afati për korrigjimin e listave për deputetë, të martën do të certifikohen!

Ministrja e Brendshme e Portugalisë, Constanca Urbani de Sousa, ka dhënë dorëheqje sot, pasi më shumë se 100 persona vdiqën nga zjarret e mëdha në muajt e fundit.

Qindra zjarre e kanë kapluar Portugalinë veriore dhe qendrore që nga e diela, pas verës më të thatë në 90 vitet e fundit, duke i vrarë të paktën 41 persona dhe tronditur ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit. Ndërsa, në qershor u vranë 64 persona nga një zjarr i madh malor.

Ministria e Brendshme është në krye të zjarrfikësve, policisë dhe agjencisë për mbrojtje civile. Të gjitha këto departamente kanë marrë kritika pas zjarreve.

Në letrën dorëheqëse, ministrja ka thënë: ‘Nuk kam më kushte politike dhe personale për të vazhduar ta mbaj këtë post’.

Kryeministri portugez, Antonio Costa, ka thënë në një komunikatë se e pranon dorëheqjen e ministres.

COMMENTS