Jeni anemik? Ja si ta tejkaloni

Jeni anemik? Ja si ta tejkaloni

Përfitimet që sjellin bamjet në organizmin tuaj (Video)
Mjekët e mbajnë sekret: Kjo pije shëron mbi 60 sëmundje

Anemia është një sëmundje e zakonshme e gjakut që zhvillohet kur ka mungesë të qelizave të kuqe të gjakut apo kur këto qeliza nuk kanë mjaftueshëm hemoglobinë.

Sipas Step to Health, hemoglobina është proteina përgjegjëse për transportimin e oksigjenit nga mushkëritë te pjesë të tjera të trupit. Meqë të gjitha organet e trupit kanë nevojë për oksigjen që të funksionojnë siç duhet, të qenit anemik mund të sjellë probleme të rënda me shëndetin. Personat që vuajnë nga anemia zakonisht ndihen të dobët, të lodhur dhe e kanë të vështirë të përqendrohen.

Ata kanë gjithashtu lëkurë të zbehtë dhe flokë e thonj të brishtë. Për trajtimin e kësaj sëmundjeje është shumë e rëndësishme konsumimi i ushqimeve të pasura me hekur. Ky mineral është përgjegjës për rritjen e numrit të qelizave të kuqe të gjakut.

Tashmë është studiuar se një lëng me përmbajtje të disa frutave mund të sjellë ndikim të jashtëzakonshëm. E kjo bëhet e mundur duke shtrydhur çdo mëngjes dy manaferra, tre luleshtrydhe dhe një mollë e këtë masë ta përzieni me një gjysmë gote ujë.

Kjo pije përmban hekur dhe antioksidues që ndihmojnë në pastrimin e gjakut.

COMMENTS