Javën e ardhshme Biden viziton Kosovën dhe Serbinë

Javën e ardhshme Biden viziton Kosovën dhe Serbinë

Ferki Shala hyn në politikë, i bashkohet Gëzim Kelmendit
Seancë solemne për Boris Johnson (Live)

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë dhe Serbi, javën e ardhshme, ka njoftuar mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

Në turneun ballkanik prej 15 e deri më 17 gusht, zoti Biden do të mbajë takime me presidentët dhe kryeministrat e të dy vendeve, por nuk është thënë se për cilat çështje do të diskutohet, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Prej zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara, sekretari i shtetit, John Kerry, e ka vizituar Kosovën dhe Serbinë në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Vizita e tij në Prishtinë ishte theksim i shqetësimeve perëndimore për ritmin e ngadalshëm të progresit, 16 vite pasi NATO-ja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e vuri Kosovën në rrugën e pavarësisë, raporton agjencia Reuters nga Uashingtoni, duke shtuar se Kosova, me popullatë shumicë shqiptare myslimane, por vend sekular dhe në mënyrë të fuqishme pro-amerikan, e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008.

COMMENTS