Japoni, tani ofrohet ekzorcizmi edhe për qen

Është njoftuar se në Japoni do të ofrohet edhe një shërbim tjetër përveç atyre të zakonshmëve për mikun më të mirë të njeriut. Bëhet fjalë për ekzorcizëm.

D+ Kirishima, në prefekturën Kagoshima, ka vendosur që të ndihmojë të gjithë ata pronarë që kanë qen të pushtuar nga Djalli.

‘Plani i Ekzorcizmit të Qenve’ është i vlefshëm për qentë mbi 7 vjeç, pasi është kjo moshë kur kanë më shumë probleme.

Ekzorcizmi zgjatë 30 minuta dhe kushton 300 dollarë. Në çmim përfshihet dhoma ku do të qëndroni me qenin, mëngjesi, darka dhe ekzorcizmi.

COMMENTS