Episodi i 3-të do të jetë i fundit i aktorit Jamie Dornan në 'Fifty Shades of Grey'. Ai u ka sqaruar të gjithë fansave se nuk do të jetë në serinë e k
Episodi i 3-të do të jetë i fundit i aktorit Jamie Dornan në ‘Fifty Shades of Grey’. Ai u ka sqaruar të gjithë fansave se nuk do të jetë në serinë e katërt të tij, nëse do të ketë një të tillë.
Ylli irlandez sapo ka përfunduar xhirimet e ‘Fifty Shades Darker’ dhe ‘Fifty Shades Freed’, por është i vendosur të mos jetë më pjesë e këtij filmi.
‘Kemi përfunduar xhirimet e dy filmave dhe e mbylla me kaq’, ka thënë ai për ‘The Sun’. ‘Heq dorë përfundimisht nga ‘Fifty Shades’, ka shtuar aktori.
Pavarësisht se Jamie arriti kulmin e suksesit me rolin e tij si Christian Grey duket se 34 vjeçari është i vendosur të heqë dorë nga ky personazh.
COMMENTS