Jahjaga: Nuk do ta harrojmë kurrë Clintonin

Jahjaga: Nuk do ta harrojmë kurrë Clintonin

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me ish-presidentin amerikan Bill Clinton për të cilin ka thënë se mbështeti pakusht Kosovën.

‘Gjatë vizitës time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takova me mikun tim dhe të të gjithë shqiptarëve, Presidentin Bill Clinton. Presidentin Clinton e falënderova për mbështetjen e pakusht dhe të vazhdueshme që ai dhe familja e tij i bënë vendit tonë’, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

‘Miqësia jonë me familjen Clinton është më tepër se sa miqësi mes kombeve, është miqësi e njerëzve të cilët ndajnë ideale të përbashkëta të lirisë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë dhe do të jemi përjetësisht mirënjohës’.

COMMENTS