Ja si e grushtojnë Tarkani dhe Nazimi Agron Mustafën (Video)

Ja si e grushtojnë Tarkani dhe Nazimi Agron Mustafën (Video)

Istogu shkon në rivotim, ndërsa Kllokoti jo (Dokument)
Kurti komenton rezultatet preliminare të zgjedhjeve

Videon të cilën po e plasojmë përmban pamje të tmerrshme nga grushtimi që i bëjnë Avni Berisha, i ashtuquajtur Tarkani dhe drejtori për Krime Ekonomike dhe Antikorrupsion, Nazim Sahiti, drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafës.

Ngjarja e cila ndodhi para disa ditëve pati për rrjedhojë suspendimin e Tarkanit, por jo të Nazim Sahitit. Edhe pse policia disponon të njëjtën video ku shihet fare qartë përfshirja e Sahitit në grushtimin e shokut të Mustafës, Fatos Statovcit e më pas edhe në shtyerjen e Mustafës, megjithatë policia nuk ka ndërmarr asnjë masë ndaj tij.

Avni Berisha-Tarkani, është suspenduar nga puna deri në hetimin e plotë, por e njëjta gjë nuk ndodhi me Nazim Sahitin. Ky i fundit është duke u mbrojtur nga kolegët e vet në Inspektoratin e Policisë dhe zyrtarët për Standarde Profesionale në këtë Institucion, të cilët ua morën lëndën zyrtarëve që qëlluan në orar atë ditë dhe të njëjtën ja dorëzuan Bardhyl Haxhimustafës, i cili njihet si i afërm me Sahitin, ndërsa babai i tij, është nënkryetar i PDK-së në Rahovec.

Ditën që Mustafa u sulmua, dy zyrtarët dhanë deklarata të kundërta me atë që shihet në video dhe duke mashtruar zyrtarët e lartë policorë në deklaratën e nënshkruar.

Edhe Agron Mustafa që shpërndau videon ka ironizuar duke shkruar se “Ja si i sulmova unë policët”. Ndryshe ai u ka kërkuar falje prindërve, fëmijëve, gruas, motrave dhe vëllezërve dhe gjithë familjarëve të tij, për videon e dhunshme. Sipas tij, pamjet janë +18 dhe janë postuar nga vet ai për tu parë nga ministri i Brendshëm, Drejtësisë, Kryeprokurori, Kryeshefi i Inspektoratit Policorë dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Gjykojeni vetë në videon më poshtë se kush kënd e ka sulmuar:

Ja si i "sulmova" policet!Se pari u kerkoj falje prinderve, gruas, femijeve, motrave e vellezerve si dhe gjithe familjes per videon e postuar!Pamjet e postuara jane vetem per 18+Te nderuar:Minister i Puneve te Brendshme,Minister i Drejtesise,Kryeprokuror i Shtetit,Kryeshef i Inspektoratit Policor,Drejtor i Pergjithshem i Policise,Une nuk do te komentoj gje, por po e le ne vleresimin dhe komentimin tuaj e te publikut!!!

Posted by Agron S. Mustafa on 10.01.2018

COMMENTS