Ja si duket jahti ku u organizua festa e beqarisë së Xhensila Myrtezajt (Foto)

Ja si duket jahti ku u organizua festa e beqarisë së Xhensila Myrtezajt (Foto)

Leonora Poloska për Eurovisionin: Është një eufori 10 ditëshe, ndërsa ‘pas perdes’ një realiteti i hidhur
Kjo ishte festa e Kidës për ditëlindje (Foto)

E gjitha mund të konsiderohet një ëndërr e ëmbël. Surpriza e mikeshave për nusen e ardhshme ishte menduar me shumë hollësi deri në detaje.

Duke filluar që nga destinacioni, i cili s’mund të ishte i zakonshëm.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim deri tani mes personazheve të njohur të showbiz-it, festa e beqarisë së Xhensilës është një përrallë e vërtetë.

Ideja e mikeshës së saj, Drilona Boçi, për t’i mbledhur vajzat në një jaht, u bë konkrete në kohë rekord nga skuadra e Class Events. Dhe siç e shihni në këtë foto, gjithçka është në vendin e duhur.

I mbushur me trëndafila e tullumbace të bardha e argjendi, jahti është kthyer në një mjet që lundron drejt bardhësisë e lumturisë – duke paraprirë dasmën e madhe të 1 shtatorit.

Vajzat janë të veshura të gjitha me rrobëdeshambër rozë dhe badi të bardha, kurse nusja, sipas traditës, mban në kokë kurorën, ndërsa në bady ka të shënuar mbiemrin e saj të ardhshëm: Mrs. Kallaku.

Brenda jahtit, surprizat nuk munguan për Xhensilën, por as për vajzat. Të gjitha bashkë kanë festuar e janë kënaqur nga kjo festë e mbushur me ngjyra të ëmbla.

COMMENTS