Ja sa ndeshje ka luajtur Cristiano Ronaldo si profesionist

Real Madridi jep Benzeman për yllin e Arsenalit
Kosova e arrin atë që nuk e ka pasur kurrë – fitoren e tretë rresht

Cristiano Ronaldo ka regjistruar paraqitjen e 700-të si futbollist profesional. Në ndeshjen ndaj Valencias ai ka realizuar një gol por që doli të ishte i pamjaftuar për të shmangur disfatën e Real Madridit.

CR7 e ka nisur karrierën me Sportingun, ku më pas është transferuar te Manchester United dhe tash e 8 vite është pjesë e Realit.

Me ‘Los Blancos’ portugezi ka 386 gola në 377 ndeshje, duke mbajtur ende mesataren më shumë se një gol për ndeshje, si askush më parë.

Në total, ai ka 509 gola në 700 ndeshje. Me kombëtaren, Ronaldo ka 68 gola në 135 ndeshje.

COMMENTS