Ja sa është pasuria e Kosovës në ish Jugosllavi

Ja sa është pasuria e Kosovës në ish Jugosllavi

Lluka: Gjermania partner strategjik në zhvillimin ekonomik të Kosovës
KDI kërkon nga KQZ-ja decertifikimin e të gjithë kandidatëve që kanë probleme me ligjin

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha pasuritë e paluajtshme të regjistruara në emër të ish Jugosllavisë, Serbisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës të regjistrohet në emër të Kosovës.

Çfarë nënkupton kjo pasuri?

Me këtë vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës nënkuptohen të gjitha pasuritë e paluajtshme të cilat qenë të regjistruara në emër të Jugosllavisë, e më pas të Republikës së Serbisë si përvetësuese, shkruan lajmi.net.

Konkretisht bëhet fjalë për:

Tokë në pronësi të Republikës së Serbisë në vlerë prej 29 për qind të tokës së përgjithshme në Kosovë (sipas të dhënave të Entit gjeodezik të të dhënave në Serbi)

Objekte, në hapësirë prej 1.240.992 metra katrorë të ndërtesës publikes, 145.202 metra katërorë ndërtesë publikes, 24.688 metra katrorë të ndërtesës banuese, 3.973 metra katrore objekt me rëndësi të vecantë, 753.916 metra katrorë të objekteve tjera ndërtimore, restorante, pushimore, objekte sportive…

Objekte shtetërore ekonomike siç janë Trepça, Qendra Skitare Brezovica, Lola Leshak, Kosmet Prevoz.

Kompani shtetërore dhe infrastrukturen e tyre të tërësishme sic janë ‘Hekurudhat e Serbisë’, ‘Eletroprivreda’ (JP Miniera të hapura të argjilës, JP Termoelektrana Obliqi, JP Elektrorrjeti Serbi, JP Elektrokomset, JP Zubin Potok), JP PTT Serbia, JP Serbia shume (Malet), NIS Petrol-Jugopetrol, JP Aeroporti i Prishtinës, JP Parku Kombëtar Sharr.

Këtë vendim e ka nënshkruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim që të gjitha patundshmëritë në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë që janë në Kosovë do të regjistrohen si prona të Republikës së Kosovës.

Qeveria, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka autorizuar Agjencinë Kadastrës që të regjistrojë të drejtën e pronës dhe të bëjë regjistrin e të drejtave pronësore brenda afatit të përcaktuar ligjor.

Në anën tjetër, Qeveria e Serbisë, përmes Marko Gjuriqit, ka thënë se ‘do ta anulojë këtë vendim’.

COMMENTS