Ja sa është gjoba për hedhje të mjeteve piroteknike në Prishtinë

Ja sa është gjoba për hedhje të mjeteve piroteknike në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

Kjo ndalesë vlen për periudhën nga data 30 dhjetor 2017, deri më 3 janar 2018.

‘Ata që veprojnë në kundërshtim me urdhëresën, do të gjobiten në shumën prej 100 eurosh’, thuhet në Urdhëresën e Komunës.

Për zbatimin e urdhëresës kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.

COMMENTS