Ja sa deputetë do të ketë koalicioni PDK-AAK-Nisma, sa Vetëvendosje e sa LDK-AKR

Ramush Haradinaj para kompromisit të dhimbshëm
KQZ-ja i certifikon rezultatet për 37 kuvende komunale, përveç Vushtrrisë

Tashmë janë numëruar shumica e votave, ku nga 99.50 përqind të votave që janë numëruar prin koalicioni PDK-AAK-NISMA, së bashku më disa parti të vogla, me 34,03 përqind, e dyta radhitet Lëvizja Vetëvendosje, me 27,06 përqind, ndërsa në vendin e tretë gjendet koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi me 25,70 përqind.

Por duke e parë përqindjen e votave që këto subjekte politike kanë marr në zgjedhjet e 11 qershorit, atëherë del se koalicioni PDK-AAK-NISMA me partitë e vogla do të ketë 39 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 31 deputetë dhe LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi do të kenë 30 deputetë.

Në këto rrethana, asnjëra nga tri subjektet e mëdha nuk mund ta bëjë si e vetme qeverinë./BS/

COMMENTS