Ja pse nuk u kandidua Lutfi Haziri për Kryeministër, flet Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot e ka bërë të ditur se Avdullah Hoti do të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e kësa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot e ka bërë të ditur se Avdullah Hoti do të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e kësaj partie.

Në një konferencë për media, pas takimit të Kryesisë të Partisë, Mustafa tha se Lufti Haziri dhe Agim Veliu nuk janë kandidauar për kryeministër, pasi nuk kanë dashur të shkaktojnë zgjedhje të parakohshme lokale.

‘Ata edhe më tej do të vazhdojnë të jenë kryetar komunash, ndërsa Avdullah Hoti do të jetë kandidat për kryeministër’, tha Mustafa.

Në media u raportua disa ditë radhazi se Lufti Haziri do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër.

Ndërkohë që sa i përket koalicioneve parazgjedhore, kreu i LDK-së tha se partia e tij ka saktësuar disa parti tjera, por që ende nuk kanë vendosur përfundimisht se cilat do të jenë partitë që LDK do të bëjë koalicion.

‘Sa i përket koalicioneve, po punojmë, kemi saktësuar mjaftë shumë kushtet për disa partnerë, por nuk do të flas për ta derisa të mos i kemi marrëveshjet definitive’, tha Mustafa. Ai tutje tha se është i bindur se Hoti do të jetë fitues i zgjedhjeve karshi kandidateve tjerë.

Edhe Hoti tha se ‘koalicioni i djathtë do të fitojë’, por pa treguar se kush janë pjesë e këtij koalicioni.

Kujtojmë se deri në mesnatën e të martës, partitë politike kanë për obligim të deklarojnë në KQZ koalicionet garuese në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

COMMENTS