Ja në cilën ndërtesë ka banuar Rita Ora në Prishtinë (Foto)

Janë publikuar disa fotografi nga fëmijëria e këngëtares Rita Ora. Këto fotografi janë të papublikuara më parë, ekskluzive për librin e saj të ri,

Janë publikuar disa fotografi nga fëmijëria e këngëtares Rita Ora.

Këto fotografi janë të papublikuara më parë, ekskluzive për librin e saj të ri, që pritet të dalë në shitje të dielën.

Ky libër biografik flet për jetën e Rita Orës, në veçanti fëmijërinë e saj, duke përmendur edhe lagjen ku Rita kalonte pushimet në Prishtinë.

Po ashtu, ka edhe fotografi të shkollës ku Rita ka shkuar në Londër, dhe një me babanë dhe motrën e saj kur ishin të vogla.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse autori i librit do të paditet për cenim të privatësisë, kjo pasi, sipas nënës së Ritës, Verës, ky libër nuk ka marrë asnjë autorizim nga vet Rita Ora për botim.

COMMENTS