Ja me kë është bashkëpunimi i radhës i Capital-T (Foto)

Eni Koçi me këngë të re (Video)
Fjolla Morina bie në dashuri? (Foto)

Ka pak kohë që e la lansuar këngën ‘Pse po ma lun lojën’ e cila u cilësua si hiti i tij i radhës, ndërsa Capital T projektin e ri e ka në furrë, por është bashkëpunim.

Bëhet fjalë për Mixey me të cilin i ka bashkuar forcat për ta sjellë këngën hit të kësaj vere.

Ky projekt muzikor vjen krejt ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim në realizimet e mëparshme të reperit i cili këtë herë ka zgjedhur që tradicionalen ta kthej në moderne.

Nga fotot e publikuara në Instagram shihet që do të jetë me të vërtetë diçka e veçantë ndërsa deri në publikimin e saj janë tingujt e këngës paraprake të cilët po i dëgjojmë kudo.

Kujtojmë se bashkëpunëtori i tij në këtë projekt, Mixey, gjithashtu mori pjesë në një projekt të suksesshëm si mysafir në këngën ‘Lova’ bashkëpunim ky me Granit Dergutin dhe Xhensila Myrtezaj.

COMMENTS