Ja me kë do të ‘martohet’ Rita Ora (Video)

Gjatë një interviste të dhënë kohë më parë, Rita Ora u befasua dy herë nga bashkëbiseduesi i saj.

Në një video të postuar në Youtube gazetari i thotë Rita Orës që edhe ai është shqiptar. Këngëtarja është mosbesuese duke e nxitur atë që t’i tregojë shqiponjën dykrenare të bërë tatuazh në kraharor.

Rita sërish nuk beson dhe i thotë se mund të jetë një tatuazh i përkohshëm që e ka bërë para se ta intervistonte, por gazetari i shpjegon se familja e tij është me origjinë nga Korça.

‘Prandaj besoj që ne të dy duhet të martohemi që të lumturojmë dy familjet tona shqiptare’, i thotë ai me shaka.

‘Po! Besoj se kur martohesh me bashkëkombasit është 10 herë më mirë se me një të huaj’, ia kthen Rita.

COMMENTS