Një person i vrarë dhe një i vetëvrarë, në Gjilan, tashmë konfirmon edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Në
Një person i vrarë dhe një i vetëvrarë, në Gjilan, tashmë konfirmon edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Në mëngjesin e të hënës, Njazi Bunjaku, ka plagosur me armë djalin e vëllaut të tij, Nehat Bunjakun, në qendër të qytetit, të cilët në pronësi kanë dy këmbimore në qendër të qytetit.
Sipas burimeve, familjet tash e pesë vjet kishin mosmarrëveshje për shkak të një biznesi të përbashkët të njohur në Gjilan si ”Këmbimore”.
Ky i fundit, 30 vjeçar, baba i dy fëmijëve, ka ndërruar jetë pak minuta pas ngjarjes, derisa axha i tij, pas tentim vetëvrasjes ka ndërruar jetë pak minuta më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
COMMENTS