Ja fajtori për eliminimin e Anglisë

Cristiano Ronaldo shënon supergol në stërvitje (Video)
Mësoni çiftet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Pas Spanjës, është Anglia që i ka dhënë lamtumirën ‘Euro 2016’ që në fazën e 1/8-ës, ndërsa Islanda është surpriza e madhe e këtij Evropiani.

Mediat angleze kanë gjetur fajtorin për eliminimin nga Kampionati Evropian. Sipas tyre, portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, është një prej fajtorëve më të mëdhenj për rezultatet e dobëta të Anglisë në ‘Euro 2016’.

Hart, shfaqi formë të dobët gjatë garës në Francë, duke mos qenë aspak në formën si paraqitet te City e që në fund i kushtoi skuadrës së tij me eliminim në fazën e dytë të garës, pas humbjes së befasishme nga Islanda.

Hart ishte kritikuar pas barazimit 2:2 me Rusinë, e më pas edhe golit të pësuar nga distanca nga Gareth Bale në duelin ndaj Uellsit.

Derisa në takimin ndaj Islandës, Hart pësoi një gol të lehtë e që ishte vendimtar në përcaktimin e fituesit, duke e eliminuar Anglinë nga ‘Euro 2016’.

Kujtojmë se eliminimi i befasishëm i Anglisë nga ‘Euro 2016’, ka bërë që trajneri Roy Hodgson të jap dorëheqje.

COMMENTS