Ja çmimi i telefonit më të sigurtë në botë (Foto)

Celulari 'Solarin' lirisht mund të quhet telefoni 'ushtarak', pasi është tejet i 'mbyllur' për të qenë i depërtueshëm në programet e tij. Prodhimin

Celulari ‘Solarin’ lirisht mund të quhet telefoni ‘ushtarak’, pasi është tejet i ‘mbyllur’ për të qenë i depërtueshëm në programet e tij.

Prodhimin e tij e ka bërë ‘Sirin Labs’ me bazë në Britani. Smartfoni që kushton 9.500 funta është thënë se është celulari më i sigurt në botë.

Kompania pretendon se telefoni mundëson mesazhe plotësisht të koduara dhe është i mbrojtur nga sulmet kibernetike. Telefoni këshillohet kryesisht për biznesmenët e mëdhenj.

‘Solarin’ ka një procesor Snapdragon 810 me 2Ghz shpejtësi dhe 8 berthama, 4 GB RAM, 128 GB memorie të brendshme, 5 antena me shpejtësi të lartë interneti, kamerë 23.8 megapiksel.

Telefoni është i veshur me lëkurë italiane të cilësisë së lartë dhe ka sensorë me shenja gishtat, të personalizuar.

Solarin foto

COMMENTS