Ja çka ndodhi mbrëmë në koncertin e Gjikos (Foto)

Ja çka ndodhi mbrëmë në koncertin e Gjikos (Foto)

Sasa e ‘O sa mirë’, me taka futet në det (Foto)
Khloe Kardashian me këshilla për lidhje që zgjat

Reperi Gjiko është njëri nga artistët më të kërkuar shqiptar.

Ai është shumë aktiv si me projekte muzikore ashtu edhe me mbrëmje muzikore në vende të ndryshme.

Së fundi, ai ka publikuar projektin ‘Papuqe Gucci’, këngë e cila u prit mirë nga publiku dhe po shënon shumë sukses, këtë gjë më së miri e tregojnë klikimet që ka marrë.

Mbrëmë Gjiko ishte i ftuar në një nga lokalet e Tiranës, ku për të ndjekur performancën e tij ishin mbledhur një numër i madh i publikut.

Aq i madh ishte numri i të interesuarve për të ndjekur koncertin e Gjikos saqë një pjesë e madhe e tyre kishin mbetur jashtë, e për këtë gjë reperi ndjeu keqardhje.

‘Me vjen shume keq qe nuk ka vende per te gjithe’, kishte shkruar Gjiko mbi një fotografi, po ashtu ai kishte publikuar edhe një tjetër për të treguar si dukej brenda dhe jashtë lokalit ku performonte Gjiko

COMMENTS