Ja çka mund t’ju ndodhë shqiptarëve nëse Le Pen fiton zgjedhjet në Francë

Ja çka mund t’ju ndodhë shqiptarëve nëse Le Pen fiton zgjedhjet në Francë

SHBA kërkon të përfshihen në lista të pa korruptuarit
2500 vëzhgues për zgjedhje nga ‘Demokracia në Veprim’

Marine Le Pen, e Frontit Kombëtar në Francë në një intervistë televizive kohë më parë ka deklaruar se shteti francez nuk duhet të pranojë kërkesat që vijnë nga shtetas shqiptar për azil.

Le Pen, e cila kandidon mes kandidatëve të djathtë për të qenë kandidate për presidente në zgjedhjet e marsit të vitit të ardhshëm, bëri një deklaratë të tillë në emisioni “Bourdin Direct”.

Sipas saj, as që duhet shqyrtuar kërkesa e tyre dhe jo më t’u jepet statusi i azilantit, duke rekomanduar keshtu debimin e shqiptareve.

“Kërkuesit më të mëdhenj për azil janë shqiptarë, as që duhet t’i pranojmë kërkesat e tyre”, tha ajo gjatë një interviste në emisionin “Bourdin Direct”, me gazetarin francez Jean-Jacques Bourdin.

Drejtuesja e partisë së ekstremit të djathtë gjithashtu foli për fushatën e saj ku zbuloi se slogani do të jetë “Në emër të popullit”.

“Po slogani im është ‘Në emër të popullit’, është një vizion, kthim te rrënjët e demokracisë, sepse realitetit është se populli është sovran, e cila kohët e fundit ka tendencën që të harrohet. Sidomos në sistemin tonë të votimit, duhet t’i kthejmë pushtetin”, tha Le Pen.

COMMENTS