Ja çka kishin në plan të sulmonin kosovarët që u arrestuan sot në Itali

Ata planifikonin të kryenin një sulm në një nga simbolet më të njohura të qytetit italian të Venecias, Urës së Rialto-s.

Për këtë, tre persona janë arrestuar gjatë natës në vrazhdën e një hetimi të koordinuar nga Prokuroria antimafia dhe antiterrorizëm e Venecias, dhe i kryer nga policia provinciale e Venecias dhe selia e policisë në Digos të Venecias.

Forcat e policisë kanë identifikuar një celulë terroriste xhihadiste që vepronte në qendrën historike të Venecias.

Ndaj tre personave është ekzekutuar masa e arrestit me burg, ndërsa një minoren është ndaluar. Të gjithë janë shqiptarë me origjinë nga Kosova, me leje të rregullt qëndrimi në Itali, shkruan ‘Corriere’.

Të paktën dy prej tyre punonin si kamarierë në lokale në Venecia.

Bastisja u zhvillua gjatë natës, në një ndërtesë pranë teatrit La Fenice, rreth orës 4, siç tregojnë disa qiramarrës. Në aksion kanë marrë pjesë forcat speciale të policisë dhe karabinierët.

Në të njëjtën kohë, janë kryer 12 bastisje, të gjithë në qendrën historike, përveç njërës në Mestre dhe një tjetre në provincën e Treviso-s.

COMMENTS