Ja çfarë thotë Adriana Matoshi – Sasa e “O sa mirë” për ish-bashkëshortin

Rita Ora shfaqet si një ‘zonjë’ e vërtetë (Foto)
Bertan Asllani me klip të ri por në Kosovë s’mund të ndiqet (Video)

Adriana Matoshi thotë se shtëpia e saj në Gjilan ishte mbrapa teatrit, andaj ajo është ndikuar gjithmonë nga ai ‘’Tempull’’.

‘’Kur isha fëmijë lojën e kam bërë para ose prapa teatrit. Pastaj përfundoja brenda duke parë provat e aktorëve’’, ka thënë Adriana. Thotë se mbështetje të jashtëzakonshme për të prekur ëndrrën i kanë dhënë të dy prindërit dhe ish-bashkëshorti. ‘’Ishin ata që më përkrahen dhe bën të mundur që unë të jem këtu ku jam. U jam falënderuese, gjithmonë’’. Adriana, që llogaritet të jetë një nga aktoret më të angazhuara, thotë se nuk mund t’i ndajë rolet, pasi ka luajtur shumë. ‘’Nuk e di me saktësi se në sa shfaqje kam luajtur. Ka shumë’’.

Shton se të gjitha rolet kanë qenë të veçanta dhe i kanë falur emocione. ‘’Secili rol ka sfidën brenda. E, më sfiduesi them se ishte ky tek filmi “Babai”. Ka qenë karakteristik. Ata që e kanë parë e dinë se për çka e kam fjalën. Një film emocional dhe që kërkon maksimumin”, thotë aktorja.

COMMENTS