Ja çfarë ndryshimi për të mirë ka pësuar ky fëmijë vetëm për një vit (Foto)

Ja çfarë ndryshimi për të mirë ka pësuar ky fëmijë vetëm për një vit (Foto)

Sekretet e Kullës së Ajfellit (Video)
Ja pse duhet ta vizitoni Finlandën (Video)

Kjo histori dëshmon më së miri se si keqtrajtohen fëmijët nëpër botë

Në janar të vitit 2016, një humanitare daneze hyri në një mision shpëtimi në rrugët e Nigerisë, ku ajo zbuloi një fëmijë të braktisur të uritur.

Momenti u kap nga një fotograf – ajo po drejtonte një shishe me ujë drejt buzëve të vogëlushiti cili mezi mbijetonte.

Tani, një vit më vonë, i njëjti djalë po fillon shkollën dhe ne kemi një foto të re për të treguar se sa shumë është përmisuar gjendja e tij.

Gruaja nga fotografia është Anja Ringgren Lovén, një punonjëse ndihmëse për një organizatë të quajtur ‘ndihma juaj’ e cila e gjeti djalin e braktisur.

Pas incidentit, ajo e emëroi atë Hope (Shpresë).

Organizata e Anjas shpëton fëmijët e etiketuar si ‘shtrigat’, të cilët shpesh torturohen dhe vriten nga prindërit e tyre për shkak të arsyetimit paragjykues.

Me pak fjalë, praktika e tmerrshme duket kështu. Është e vështirë të besosh, por disa udhëheqës fetarë në Nigeri thonë se fëmijëve duhet tu largohet ‘Magjia’, dhe prindërit janë të detyruar të paguajnë për këto shërbime.
Realiteti i ashpër është se disa prindër janë thjesht shumë të varfër për të paguar.
Pra, fëmijët e varfër përfundojnë të braktisur, ndonjëherë të uritur deri në vdekje.

Kjo është një epidemi që Anja dhe ekipi i saj luftojnë duke kërkuar dhe strehuar fëmijët e prekur.

COMMENTS