Ja çfarë i mungon iPhone 7

Ja çfarë i mungon iPhone 7

Jahti më i shtrenjtë në botë (Foto)
iPhone 7 në Coca-Cola për 12 orë në frigorifer – Ja rezultati (Video)

Shumë shpejt do të dal në treg, iPhone 7, por publikimis i një detaji i ka bërë njerëzit të nervozohen me prodhuesit.

iPhone 7 nuk do të ketë vend për kufje. Dhe kjo natyrisht, nënkupton kosto të reja për ata që duan të kenë këtë iPhone dhe të dëgjojnë muzikë me të.

Fotot e publikuara në mënyrë pirate të iPhone-it të ri tregojnë se ky model nuk e ka vrimën 3-milimetërshe për ta lidhur telefonin me kufje. Kjo do të thotë se Apple ka ndërmend të shesë një tjetër produkt, përveç telefonit.
Nëse doni të dëgjoni muzikë, flisni apo shikoni video në ambjente publike me iPhone 7-ën, duhet patjetër të blini kufjet Wireless të Apple.

Siç duket, Apple ka ndërmend që të ndryshojë mënyrën e prodhimit të kufjeve, për të nxjerrë në përdorim masivisht kufjet wireless. Por ndoshta, si shumë mangësi të tjera të Apple që i kanë bërë njerëzit konfuzë në fillim, edhe me këtë do të përshtatemi shpejt.

COMMENTS