Taulant Xhaka ka uruar Shqipërinë pas fitores ndaj Izraelit. Shqipëria e ka mposhtur në udhëtim Izraelin në sfidën e gjashtë të vlefshme për kualif
Taulant Xhaka ka uruar Shqipërinë pas fitores ndaj Izraelit.
Shqipëria e ka mposhtur në udhëtim Izraelin në sfidën e gjashtë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Rusia 2018’. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Sammy Ofer’ përfundoi 0:3 në të mirë të mysafirëve.
Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi, Armando Sadiku, me dy gola, derisa një tjetër u shënua nga Ledian Memushaj.
Për këtë triumf janë uruar edhe nga mesfushori, Taulant Xhaka, i cili vuan mungesën në Kombëtare për shkak të konflikteve me trajnerin Gianni De Biasi.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Xhaka ka uruar shokët e skuadrës për rezultatin dhe paraqitjen dinjitoze në fushën e lojës.
‘Urime fitorja!!! Forca Shqipëria! Urime çuna e keni meritu’, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
COMMENTS