Iu instalua automatikisht Windows 10, Microsoft e paguan 10 mijë dollarë

Microsoft është pajtuar që t’i paguaj një gruaje në Kaliforni 10 mijë dollarë, pasi që instalimi i versionit të ri Windows 10, e hodhi jashtë përdorimit kompjuterin e saj.

Sipas BBC-së, Teri Goldstein tha se PC-ja e saj u përpoq që ta instalonte automatikisht këtë version pa lejen e saj, gjë kjo e cila e bllokoi atë.

Microsoft u pajtua që të bëjë marrëveshje me Terin për të mos u marrë me shpenzime legale.

Kompania e kompjuterëve Microsoft thotë se Windows 10 nuk funksionon në harduer të vjetër.

COMMENTS