Italia në zi, varros viktimat e para të tërmetit

Italia në zi, varros viktimat e para të tërmetit

Siri: Vriten së paku 25 persona nga sulmi vetëvrasës me bombë
Kosova siguron kredi prej 34 milionë euro nga Banka Botërore

Ka shkuar në 290 numri i të vdekurve nga tërmeti në Itali. Kjo është shifra e fundit e konfirmuar zyrtarisht sot kur Italia është në zi kombëtare pasi varros viktimat e para të tërmetit të 24 gushtit.

Sot po zhvillohet dhe ceremonia mortore për disa nga viktimat e tërmetit në Arquata del Tronto dhe Pescara del Tronto.

Vetë presidenti i Italisë Sergio Mattarella dhe kryeministri Mateo Renzi marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës. Por më parë presidenti vizitoi Amatricen një ndër qytezat më të goditura.

‘Faleminderit për atë që po bënië u ka thënë forcave zjarrfikëse presidenti italian ndërsa qeveria ka premtuar se qytezat do rindërtohen të gjitha. Një ndër masat që janë marrë është dhe se në këto qendra nuk do të paguhen as taksat e ujit apo të energjisë.

Ndërkohë gjatë natës janë dëgjuar sërish lëkundje.

COMMENTS