Islami: Komisioni për matjen e territorit do të jetë larg politikës

Islami: Komisioni për matjen e territorit do të jetë larg politikës

Thaçi: Ushtria do të jetë në përputhje me standardet e NATO-s
Gruevski thotë se nëse dikush do të donte ta vriste Zaevin, do ta bënte

Kryetari i Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami është emëruar kryesues i Komisionit shtetëror për matjen e territorit të Kosovës.

Ky Komision ka mbajtur takimin e parë, të cilin e ka hapur kryeministri Isa Mustafa. Ashtu siç ishte paralajmëruar, pjesë e këtij Komisioni nuk është edhe opozita, e cila ka refuzuar ftesën.

Komisioni shtetëror për matjen e territorit të Republikës së Kosovës ka për detyrë që t’i jap përgjigjeje profesionale dhe shkencore, pyetjes se a ka humbur apo jo territori shteti i Kosovës më Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit më Malin e Zi.

‘Komisioni do të qëndroi larg ndikimeve dhe animeve politike, partiake të grupeve të interesit. Ne këtu në këtë moment na duhet vetëm profesionalizimi’, ka thënë kryesuesi, Hivzi Islami.

Raporti përfundimtar i Komisionit pritet të miratohet nga Qeveria e Kosovës dhe më pas do të njoftohet edhe Kuvendi i Kosovës.

COMMENTS