Islam Pacolli: Edhe AKR synon Qeverinë, por gjithçka do të vendosë Presidenti

Aida Dërguti tregon nëse do të largohet nga Vetëvendosje
Lidershipi i Talat Xhaferit premton avancim të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni

Deputeti i AKR’së në Parlamentin e ri, Islam Pacolli ka thënë se sikurse secila parti, edhe AKR, synon të jetë pjesë e Qeverisë. Mirëpo, gjithçka ka thënë se do të vendoset në udhëheqjen e AKR’së. Konkretisht, vendim është në dorën e Presidentit të AKR’së, Behgjet Pacolli.

Asnjëri prej katër deputetëve të rinj të AKR’së nuk flet qartë nëse do të jenë pjesë e Qeverisë së udhëhequr prej Ramush Haradinajt. Të paktën njëri e ka premtuar votën pro që lideri i AAK’së të jetë Shef i Qeverisë. Është Labinot Tahiri, Nënkryetar i AKR’së, i cili ka krahasuar Haradinajt me Adem Jasharin dhe ka premtuar votën pro tij. Tahiri ka thënë se për AKR’në të gjitha opsionet janë të hapura.

Por, shumë të rezervuar kanë qenë zyrtarët tjerë. Behgjet Pacolli ka thënë se s’do të ketë zgjedhje të reja e Agim Bahtiri ka thënë se largohet prej partisë nëse bëhet koalicion me PAN’in.

Është edhe një deputet tjetër i AKR’së i cili thotë se do të synojnë të jenë pjesë e Qeverisë.

Islam Pacolli nuk ka treguar nëse e synojnë pozitën e Kryeministrit. Por, ka thënë se edhe AKR synon të jetë pjesë e Qeverisë.

“Sikurse secila parti tjetër, edhe AKR synon të jetë pjesë e Qeverisë”, ka thënë Pacolli, të shtunën, për Express.

Ai ka thënë se qëndrimin e tij nuk do ta bëjë publik meqë po i pret vendimet partiake për të qartësuar se çfarë pozicioni do të marrë AKR pas certifikimit të zgjedhjeve.

“Gjithçka do të vendoset nga Kryesia dhe Presidenti i Partisë. Vendimet e Partisë do t’i zbatojmë”, ka shtuar ai.

Në zgjedhjet e fundit, AKR ka siguruar të paktën katër deputetë. Përpos Behgjet Pacollit në listë për në Parlament janë edhe: Labinot Tahiri, Korab Sejdiu e Islam Pacolli. Ky i fundit thotë se deklaratat individuale nuk do të ndikojnë në pozicionimin e AKR’së pas zgjedhjeve.

“Por, vendimet e Presidentit Pacollit dhe Kryesisë së AKR’së do të jenë të zbatueshme për të gjithë”, ka shtuar ai.

COMMENTS