‘ISIS nuk është i keq, Bin Laden lider i mirë’, arrestohet mësuesja shqiptare (Video)

Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm një mësuese në Medresenë e Shkodrës, e cila propagandonte organizatën terroriste të të ashtuquajturit Shteti Is

Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm një mësuese në Medresenë e Shkodrës, e cila propagandonte organizatën terroriste të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Mësuesja Emine Alushi është filmuar fshehurazi nga nxënësit, rreth dy vjet më parë. Gjatë një orë mësimi, ajo dëgjohet të thotë se ISIS është një organizatë e mirë që mbron popullin e Sirisë, të Palestinës, etj.

Në video madje i bën jehonë edhe Bin Ladenit, si një lider i mirë.

Sipas drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, Alushi është bashkëshortja e juristit të myftinisë së Shkodrës.

Sipas po të njëjtit burim mësohet se ka qenë disa herë edhe në Mekë. Çështja i ka kaluar për hetim të mëtejshëm Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

COMMENTS