ISIS kërcënon se do të rrënojë piramidat e Egjiptit

Policia konfiskon rreth 65 kg marihuanë në Prishtinë
Aktivisti i VV-së ndalohet në kufirin me Shqipërinë

I ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS), përmes një videoje të fundit, kërcënon se do të shkatërrojë edhe piramidat e Egjiptit. Në video tregohet shpërthimi i tempullit babilonas të Nabusë, në Irak, që është mbi 2500-vjeçar.
Pamjet u qarkulluan nga webi Vocativ.
Pamjet në fund të videos tregojnë piramidën e Gizas, pranë kryeqytetit egjiptian, ndërkohë që një xhihadist zotohet të shkatërrojë ‘vepra të lashta, të ndërtuara nga të pafetë’.

I dedikuar perëndisë së Urtësisë në Babiloni, tempulli i Nabusë ndodhet afër qytetit të lashtë të Nimrudit, në rrafshinën e Ninevehut, rreth 30 kilometra në jug të Mosulit.
Vitin e kaluar anëtarë të ISIS-it filluan shkatërrimin e tempullit duke përdorur buldozerë. Gjatë dy viteve të fundit, në territorin ku ushtron kontroll, ISIS ka shkatërruar monumente të lashta në Irak dhe Siri, përfshirë këtu Palmiran, duke arsyetuar se veprat janë të periudhës para Islamit dhe se shërbejnë si kulte adhurimi.

Janë raportuar disa raste, ku anëtarë të ISIS-it kanë bërë kontrabandë me vepra arkeologjike dhe i kanë shitur ato në tregun e zi ndërkombëtar.

COMMENTS