ISIS: Do ta sulmojmë edhe ambasadën ruse në Shqipëri

Grupi i të ashtuquajturit Shtet Islamik ka publikuar edhe vendndodhjet e ambasadave ruse, për të kryer të tjera sulme ndaj diplomatëve rusë. 'Daily Ma

Grupi i të ashtuquajturit Shtet Islamik ka publikuar edhe vendndodhjet e ambasadave ruse, për të kryer të tjera sulme ndaj diplomatëve rusë. ‘Daily Mail’ shkruan se pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, organizata terroriste ka shpërndarë një listë të ambasadave në të gjithë botën ku ka qëllim të sulmojë. Mes tyre është edhe Shqiperia.

Xhihadistët kanë publikuar në rrjetet sociale një skedë ne formatin PDF te adresave te konsullatave ruse rreth botës, ku mes tyre është edhe Ambasada ruse në Tiranë.

Lajmi vjen pasi pasi në rrjetet sociale doli një foto që tregon se personi që vrau ambasadorin rus në ekspoziten fotografike të henen në mbrëmje në Ankara, Mevlüt Mert Altintas, është një mbështetës i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ndërsa media pro-qeveritare turke është përpjekur për ta lidhur vrasjen me lëvizjen Gulen, i njëjti grup që u fajësua për grushtin e dështuar të shtetit në muajin Korrik në Turqi.

Ndërkohë Policia e Shqipërisë ditën e 20 dhjetorit ka shtuar masat e sigurisë në të gjitha selitë diplomatike. Një patrullë shtesë është stacionuar pranë selisë diplomatike ruse, ndërsa masat janë shtuar dhe në ambasadat përreth saj.

COMMENTS