Ishulli që rrotullohet, e që njihet si ‘Syri i Alienëve’ në Tokë (Video)

Ishulli që rrotullohet, e që njihet si ‘Syri i Alienëve’ në Tokë  (Video)

Shkrini kilogramët dhe mbroni shëndetin e përgjithshëm (Video)
Adelina duket për mrekulli, së shpejti lind (Video)

Një ishull i çuditshëm me formë të rrumbullakët, i cili duket sikur rrotullohet rreth vetes është etiketuar si ‘syri i alienëve’ në Tokë.

Ishulli u zbulua në zonën e Parana, mes qyteteve Campana dhe Zarate në Buenos Aires, të Argjentinës.

Gjithçka doli në pah pasi producenti argjentinas Sergio Neuspillerm, ishte në kërkim të një vendi për xhirimin e filmit të tij me bazë dukuritë paranormale.

Ishulli ka një formë sferike të përkryer, çka e bën të pamundur ta besosh se është krijuar nga natyra, duke shtuar dyshimet se mund të jetë vend sekret i alienëve në tokë.

Richard Petroni një studiues që po merret me rastin, deklaroi për mediat se ishulli ndodhet pranë lumit Parana dhe duket sikur rrotullohet prej vetes. Përreth ishullit kalon një vijë uji shumë i ftohtë dhe i kristaltë, duke krijuar idenë e një zone ireale.

Studimet lidhur me këtë ishull janë ende në vijim, ndërsa aktualisht ai mund të shihet në Google Maps.

COMMENTS