Ish presidenti amerikan, Bill Clinton feston ditëlindjen

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton feston ditëlindjen

Ndërron jetë personi i plagosur në Gjilan (Video)
HRW: OKB të kompensojë minoritetet në Kosovë që u helmuan me mbetje plumbi

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton mbush sot 71 vjet.

William Jefferson Blythe III i cili është edhe emri i plotë i tij, u lind më 19 gusht 1946 në Hope në shtetin federal Arkansas.

Bill Clinton është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Bill Clinton gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Ndërsa për nder të ditëlindjes e 71 të Presidentit Bill Clinton, Shoqata ‘Miqtë e Amerikës’ në bashkëpunim me Federatën e Fudbollit të Kosovës, organizon turnir në futboll të vogël në sallën 1 tetori në Prishtinë në ora 16:00.

COMMENTS