Ish-mesfushori i Dritës flet për turpin që ndjeu në humbjen e thellë nga Barca

Ish-mesfushori i Dritës flet për turpin që ndjeu në humbjen e thellë nga Barca

Kosova humbi, takimi Maqedonia – Shqipëria 1:1
Hedhet shorti i Digital Kupës së Kosovës, këto janë çiftet e gjysëmfinales (Foto)

Ish-mesfushori i Dritës së Gjilanit, Edenilson Bergonsi kurrë në jetë nuk është ndier më i turpëruar sesa të shtunën.

Skuadra e brazilianit Eldense pësoi debakël duke pësuar humbje 12-0 prej Barcelonës B.

Ajo ishte humbja më e thellë në këtë rang të garave në Spanjë, kur Extremadura kishte triumfuar me rezultat të njëjtë me Portuensen.

‘Është humbja më e keqe dhe më e turpshme e karrierës sime, pasi jam përgatitur gjithë javën për këtë ndeshje dhe më pas gjërat shkuan krejt ndryshe, për fat të keq’, ka thënë Edenilson për gazetën kohaditore.

Ndryshe, mediat spanjolle kanë raportuar se ndeshja ishte e kurdisur dhe se disa prej futbollistëve e kishin pranuar faktin rezultati ishte i paraparë.

COMMENTS